Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Federatën e Triathlonit të Kosovës, kanë organizuar sot garat Kosova Sprint Triathlon në tri diciplina: Not, çiklizëm dhe vrapim, transmeton Llapi.info.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci. Nënkryetarja Lahu përgëzoi garuesit dhe tha se Komuna e Podujevës përherë do të qëndrojë afër duke mbështetur aktivitete dhe organizime të tilla garuese sportive.

Ky aktivitet ndërkombëtar i sportit mbahet për herë të dytë në Komunën e Podujevës.

Në garat e zhvilluara që u mbajtën në Liqenin e Batllaves kanë marrë pjesë shumë garues nga vende të ndryshme të botës.

Fituesit e garës së Kosova Sprint Thriatlon për vajza:

1. Rita Zeqiri

2. Silvia Morina

3. Agnisezka Dolezek

Për djem

1. Dimitar Jovanovski

2. Albion Ymeri

3. Nikola Kutanoski./Llapi.info

May be an image of 9 people, people standing and outdoors
May be an image of one or more people and body of water
May be an image of one or more people and body of water