Analisti politik dhe gazetari Halil Matoshi ka reaguar për veprimet e presidentes Vjosa Osmani pas marrjes së mandatit, konkretisht për vizitën në qendrën e vaksinimit dhe sjellje të tjera të saj.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se vizita e Osmanit në sallën “1 Tetori” ka qenë vizitë “koti” sipas tij, ngase një gjë e tillë është punë e ministrit të Shëndetësisë.

Tutje ai ka thënë se Osmani nuk guxon të sillet sikur të ishte opozitare, e duke kritikuar presidentët e kaluar.

“Lej kopallat e thirr homologët e vendeve Perëndimore, lyp vaksina!?”, ka shkruar Matoshi.

Postimi i plotë:

1. Presidente ti nuk je këtu për mikromenagjim situatash të brendshme (si kjo vizita koti në qendren e vaksinimit, kjo âsht punë e ministrit, fundja) se janë 83 mijë shërbyes shteti që kujdesen për kso sene!

  1. Presidente ti nuk guxon me u sjellë si opozitare, me i kritiku pararëndësit tu e diplomacinë, (gazetarët e bâjnë këtë!) dhe tue krahasu mossuksesin e shtetit me suksesin e Majlindes në ni sport individualist!3. Lej kopallat e thirr homologët e vendeve Perëndimore, lyp vaksina!?Kjo âsht puna jote!Për sot.Brahim Rugova thojke: “Për lirinë e popullit tim jam në gjendje me marr ni shkop e me dalë me lypë nepër botë, tek të mdhajt…”.