Në orët e para të mëngjesit të sotëm një shtetas marokien ka sulmuar punëtorët e sigurimit në Qendrën e Mbajtjes në Kampin e Vranidollit.

Kështu kanë treguar burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës, të cilët menjëherë u janë përgjigjur rastit.

Tre punëtorët e sigurimit kanë rrëfyer se si ndodhi e tërë ngjarja. Ata thanë se shtetasi i Marokos, duke qenë në qendrën e mbajtjes, fillimisht ka mbyllur dritaren me dyshek të krevatit.

Në momentin që sigurimi i ka kërkuar që ta largojë nga dritarja, i dyshuari nuk i është bindur urdhërave dhe më pas ata e kanë vërejtur që i dyshuari ka në dorë një xham të dritës së thyer.

Në tentativë që ta vërë situatën nën kontroll, i dyshuari i ka prerë gishtin e dorës njërit nga sigurimi, ndërsa dy të tjerëve u ka shkaktuar gërvishje derisa është vënë situata nën kontroll.

Viktimave i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje./