Presidenti i Serbisë Unike njëherit deputet Dragan Markoviq-Palma ka vlerësuar se investitorët janë më pak të interesuar për Serbinë për shkak të siç tha ai problemeve me Kosovën, të cilatsipas tij duhet të zgjidhen, por jo në kurriz të Serbisë dhe serbëve.

“Komuniteti ndërkombëtar, disa vende në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, po i mbështesin shqiptarët. Dje kemi dëgjuar se nuk do të heqin taksat e mallrave nga Serbia qendrore dhe ata po i kërkojnë Serbisë të rifillojë bisedimet në Bruksel”, tha ai, transmeton Klan Kosova.