Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo këmbëngul se kurrë nuk kishte menduar të largohej nga gjigantët spanjollë mes lidhjeve të vazhdueshme me Juventusin.

Reprezentuesi i Brazilit ka qenë i lidhur me kampionët e Serie A më parë dhe ish-bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo, bisedoi për një lëvizje të mundshme për Marcelon më parë këtë javë.

Por, 30-vjeçari tha se për të lënë Santiago Bernabeun nuk ishte diçka që ai kishte menduar ndonjëherë në mendjen e tij.

“Nuk ka hyrë kurrë në mendjen time mendimi të largohem dhe të kërkoj një tjetër mundësi”, ka thënë fillimisht Marcelo për Club del Deportista.

“Gjithmonë kam bërë gjithçka të mundshme për të qëndruar te Real Madridi dhe kurrë nuk kam menduar për kohën e luajtur”.

“Nëse do të kisha 15 minuta në çdo ndeshje, unë do të jepja gjithçka në këto 15 minuta për të luajtur më shumë dhe për të fituar më shumë”.

Marcelo ka fituar katër tituj të La Ligas dhe po aq kurora të Ligës së Kampionëve, midis trofeve të tjera të shumta, që kur u bashkua me Madridin në vitin 2007.

Braziliani gjithashtu llogaritet si mbrojtësi i majtë më i mirë i viteve të fundit.