Asamblisti i PSD-së në Podujevë, Blerim Maqastena, ka folur pas lirimit të tij nga burgu në Serbi, ku është mbajtur nga dhjetori i vitit të kaluar.

Maqastena ka shkruar në Serbi se burgjet në Serbi janë të rënda, e edhe më të rënda për shqiptarët.

“Pas qëndrimit gjashtë mujor në burgun e Serbisë, dje u lirova i pafajshëm nga gjykata atje. Burgjet në Serbi janë të rënda. Për shqiptarët, edhe më të rënda. E nëse je aktivist politik shqiptar në Kosovë, edhe më të rënda! Por sfidat janë lehtë të kalueshme kur e din që i takon një shoqërie dhe populli si yni: solidar dhe që nuk të harron asnjëherë̈”, ka shkruar Maqastena.

Ndryshe, Maqastena ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2020 për shkak të kalimit te kufirit përgjatë fshatit Miroc.

Në kohën kur ishte gjetur nga policia kufitare serbe atij i ishte konfiskuar edhe një pistoletë me leje, e lëshuar nga MPB-ja në Kosovë, për çka është mbajtur në paraburgim deri më sot.