Shoferi i një veture duke tentuar të bëjë një manovër duke u “zbritur” nga shtylla – për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë.

Në momentin që vetura e tij Chevy Silverado po “zbriste” nga shtylla – airbagët iu hapën dhe nga presioni i madh kapela i fluturon – e jastëku më ajër iu përplas në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Videoja e filmuar shfaqin burrin e paidentifikuar në Amerikën e Veriut, ku në momentin që lëviz prapa, airbagu i hapet dhe kapela i fluturon jashtë dritares.

Këto pamje janë bërë virale në platformën TikTok, ku deri më tani ka marrë mijëra pëlqime dhe miliona shikime.