Manchester Unitedi është i bindur për transferimin e sulmuesit Jadon Sancho nëse ata mund të arrijnë një marrëveshje me Borussia Dortmund.

Sancho ka qenë i lidhur me një rikthim në Ligën Premier, ku klubi më i interesuar dhe më i afër është raportuar të jetë Unitedi.

Megjithatë, gjatë javës u raportua që Sancho do të nënshkruante më me dëshirë për Liverpoolin sesa për Djajtë e Kuq.


Megjithatë, sipas Sky Sports, kjo nuk e ka zmbrapsur Unitedin, pasi drejtuesit e tyre janë ende të sigurt se ylli i Anglisë do të jetë lojtar i tyre.

Të dy skuadrat ende duket se janë larg rreth 20 milionë euro në vlerësimet e tyre përkatëse të anësorit sulmues.

Dortmundi ende dëshiron 120 milionë euro për Sanchon, ndërsa Unitedi e vlerëson rreth 100 milionë euro.