Xhevdet Maloku nga Partia Fjala gjatë emisionit Tribunë Zgjedhore për komunën e Podujevës tha se shëndetësia në këtë komunë është gjendje jo të  mirë.

Po ashtu ai tha se pa pasur lidhje në Podujevë nuk mund të punësohesh.

Maloku tha se lumi Llap është në gjendje të tmerrshme. Nuk la pa përmendur edhe rrugët ku tha se  ato nuk janë të rregulluara si duhet e disa prej tyre nuk janë fare të rregulluara.