Makarona në furrë

Përbërësit:

-500 gr makarona

-300 gr mish të grirë

-1 lt salcë

-1 qepë

-1 karotë

-2 lugë vaj

-djathë parmixhano

-1 degë selino

-kripë, piper

Salca beshamel:

-1 lt qumësht

-100 gr gjalpë ose margarinë

-100 gr miell

-kripë

-arrë moskat

Përgatitja:

Skuqim qepën në fillim. Shtohet karota e prerë në kubikë dhe selinoja e prerë hollë. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen. Hedhim mbi to salcën duke shtuar kripë dhe piper.

Pasi të marrë 2-3 valë, e heqim nga zjarri.

Vëmë tenxheren me ujë e kripë dhe ziejmë makaronat për 3 minuta. I kullojmë dhe i përziejmë me salcën, më pas i shtrojmë në tavë.

Në një tenxhere tjetër, hedhim gjalpin dhe më pas shtojmë miellin. E skuqim lehtë dhe i shtojmë gradualisht qumështin duke e trazuar që të mos krijohen kokrriza. I shtojmë salcës beshamel, kripë, arrë moskat dhe e lëmë të bëhet kemoze. Këtë salcë e hedhim mbi makarona. Shtojmë sipas dëshirës djathë parmixhano dhe e fusim në furrë më 250° për 25 minuta.