Dy xhudistet pejane do të marrin pjesë në Grand Prix të Tel Avivit në Izrael
Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka do të marrin pjesë në evenimentin e parë xhudos për vitin 2019, “Grand Prix Tel Aviv 2019”, i cili do të mbahet këtë javë, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, kampionia olimpike do të garojë sot në kategorinë 52 kilogramë.

Majlinda e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me fituesen e duelit në mes të gjeorgjianes Tetiana Levytska-Shukvani e izraelites Paz Kafri.

Kurse, Loriana do të garojë pasnesër, te premten, dhe ajo po ashtu e kaloi rrethin e parë.

Në atë të dytë Kuka do të ketë punë me holandezen Ilona Lucassen, e cila po ashtu kaloi pa luftë në rrethin e dytë.

Xhudoja kosovare e kaloi një vit të jashtëzakonshëm në 2018 duke fituar medalje të shumta.

Sporti numër 1 në Kosovë synon të jetë i suksesshëm edhe në vitin 2019.