Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Magure të Lipjanit.

Një person me makinën e tij ka goditur një trafo rryme e pastaj tre këmbësorë, dy nga të cilët janë dërguar për trajtim në QKUK, njofton Klan Kosova

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi

“Në ora 18:27, në fshatin Magure ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë fillimisht ka gotitur një trafo të rrymës e më pas tre këmbësorë, dy nga ta kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për në QKUK” deklaroi Krasniqi.