Këshilltari komunal në Podujevë, Blerim Maçastena, e ka quajtur hajgare çmimin prej 25 mijë eurove për ndërtimin e shumë fushave sportive në Podujevë, njofton Llapi.info

Kjo shumë figuron në Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2019 – 2021, në të cilën u debatua të premten në Kuvendin e Podujevës.

“Ndërtimi i fushave sportive 20 mijë euro, me 20 mijë euro ndërtimi i shumë fushave do të thotë shumë e me 20 mijë euro kjo nuk është kurgjo, veç hajgare hesapi me qytetarët”, ka thënë ai.

Në lidhje me këtë kornizë asamblisti Blerim Maçastena përveç fushave sportive ka përmendur e ngritur pyetje për drejtorët Podujevë për shumë punë që nuk janë kryer.

“Ndërtimi i trotuareve në disa fshatra, këtu nuk përmendet fshati Dumosh i cili nuk e ka asnjë metër trotuar e në disa ka edhe prapë investohet në to. Pastaj këtu hynë Sfeçla, Gërdoci, Ballovci që nuk kanë trotuar. Ndërtimi i stacioneve të udhëtareve, çka do të thotë kjo? A do të thotë që keni investu dikun edhe me shku me ndërtu prapë” ka thënë ai.

Tutje ai ka shtuar se një objekt i cili përurohet sipas tij kryhet dhe nuk duhet të investohet prapë, siç është për ‘e tiketat’, kioska e cila u përurua gjashtë fushatës zgjedhore, për të cilën është paraparë tani të investohen 20 mijë euro./Llapi.info