Lutfi Haziri ishte kundër-kandidat i Lumir Abdixhikut për zgjedhjet e brendshme të LDK-së. Ku së fundmi u zgjodh kryetar i partisë, Abdixhiku.

Lutfi Haziri ka folur në emisionin “Pa maskë”, për atë se çka do të bënte ndryshe nëse se do të zgjidhej ai kryetar i partisë.

Nënkryetari i LDK-së tha se do të kishte hidhërime po që se zgjidhej ai kryetar, për shkak se përfaqësimi do të ishte krejt ndryshe nga ai që ka zgjedhur Abdixhiku.

Haziri ka folur edhe për zgjedhjet lokale, për përjetimet e tij personale si dhe për temat tjera si dialogu me Serbinë e Gjykatën Speciale.

Gjatë ditë Haziri nëpërmjet një postimi në Facebook tha se në takimin me kryeministrin Albin Kurti kanë prezantuar qëndrimet e LDK-së për temat e mëdha për vendin.

Ai shtoi se këto qëndrime ia kanë dorëzuar në formë të shkruar.

“Me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun, zhvilluam një takim me kryeministrin Kurti, ku i prezantuam qëndrimet e partisë për temat e mëdha për vendin, duke ia dorëzuar në formë të shkruar”, shkroi Haziri.