Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar klubin nga Podujeva, KF Llapin për triumfin e shënuar në Kupën e Kosovës dhe Prishtinën në Superligë, raporton Llapi.info.

Abdixhiku një një postim në Facebook ka uruar klubet suksese në garat evropiane.

“Ditë më parë KF Llapi fitoi për herë të parë Kupën e Kosovës. Sot FC Prishtina u shpall kampion i Superligës, për t’iu rikthyer titullit pas 8 viteve pritje. Kështu u përmbyll edhe një sezon i vështirë i futbollit kosovar.  Të dy ekipeve, lojtarëve, trajnerëve, udhëheqësve e tifozëve në veçanti – atyre që u japin shpirtë përballjeve të përjavshme në vend – i uroj për sukseset respektive këtë vit; me shpresë shumë që emrin e Kosovës ta bartin me krenari në përballjet evropiane. Në çdo përballje jashtë, sporti – futbolli në veçanti – vazhdon të mbetet promotori kryesor i vendit tonë. Asgjë s’i afrohet. Asgjë! Si i tillë, i njëjti meriton vëmendjen më të lartë institucionale e financiare të Kosovës. Në këtë përpjekje do të jemi bashkë të gjithë”, ka shkruar ai./Llapi.info