Reshjet e shiut në ditët e fundit kanë krijuar një lloj “liqeni” edhe në fshatin Gërdoc, Bollopojë dhe Batllavë të Podujevës. Rritja e nivelit të ujit në liqenin “Batllava” ka bërë që uji i liqenit të derdhet në lumin “Batllava” dhe ky lum të del nga shtrati.

F.S., banor i fshatit të Batllavës, thotë se kjo gjendje erdhi për shkak të sasisë së madhe të ujit në liqenin “Batllava”.

“Sasia e madhe e ujit në liqenin “Batllava” ka bërë që uji i këtij liqeni të derdhet në lumin “Batllava” dhe ky i fundit të dal nga shtrati. Kjo gjë ka bërë që uji i këtij lumi t’i përfshij fshatrat si: Gërdocin, Bollopojën dhe Batllavën”, ka thënë ai.

Sipas tij, sasi e ujit ka shkaktuar dëme në tokat bujqësore.

Një gjendje e tillë po mbretëron edhe në disa fshatra tjerë të Podujevës./llapi.info

21

32

11076142_1034412846587614_180512534_n