Romelu Lukaku ka pësuar një lëndim në ligamentin e jashtëm të këmbës së majtë në ndeshjen kundër Tunizisë, dhe ende nuk dihet se a do të arrijë të luajë kundër Anglisë.
Sulmuesi i Manchester United ka shënuar 4 gola deri më tani në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi.

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka thënë se sulmuesit i duhen edhe 24 deri në 48 orë për t’i filluar stërvitjet e plota, transmeton Gazeta Express.

Është raportua se Martinezi do t’i bëjë disa ndryshime në formacion për shkak se Kevin De Bruyne, Jan Vertonghen dhe Thomas Meunier janë në rrezik për t’u ndëshkuar me mos lojë në fazën tjetër nëse këta të tre ndëshkohen me kartonë të verdhë.