Luis Suarez ka thënë se ata janë vetë fajtorë që kanë lejuar që titulli i La Ligës t’u ikën nga dora.

Barcelona është katër pikë larg liderit dhe Real Madridit, ku kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro për të përfunduar edicioni 2019/20.

Sulmuesi uruguaian në një intervistë për Mundo Deportivo e ka pranuar se ata e kanë të pamundur tani që të rivalizojnë Los Blancos për titull.

“Në ligë, duhet të jemi vetë-kritikë. Ne lejuam që titulli të në rrëshqet nga dora”, ka thënë Suarez.

“Ne jemi në dijeni se kjo gjë varej nga ne dhe nuk kemi asnjë arsyetim. Tani, për krenarinë tonë dhe për Barcelonën duhet t’i fitojmë dy ndeshjet e fundit”.

“Duhet të fokusohemi tani në Ligën e Kampionëve dhe aty të tentojmë të japim më të mirë dhe të tregojmë se çfarë kemi mësuar nga La Liga”, ka shtuar më tej ai.

Barcelona do të takohet në ndeshjen e dytë me Napolin në 1/8 e finales, derisa rezultati nga ndeshja e parë në San Paolo ishte 1-1.