Mbrojtësi kroat Dejan Lovren ka thënë se bashkëkombësi i tij Luka Modriq do të ishte kandidat për Topin e Artë sikur të ishte spanjoll apo gjerman dhe nënvlerësohet për shkak të kombësisë së tij.

Modriq realizoi supergol në fitoren 3 me 0 ndaj Argjentinës dhe në ndeshjen hapëse ndaj Nigerisë realizoi nga pika e bardhë.

“Është kënaqësi e madhe të luaj me Luka Modriqin, që është një prej lojtarëve më të mirë në botë tash”, ka thënë mbrojtësi i LIverpoolit. “Modriq me gjasë do të merrte më shumë vëmendje tash nëse do të ishte gjerman apo spanjoll. Ai ndoshta do të fitonte Topin e Artë. Pasi jemi shtet më i vogël, ai s’merr vëmendjen që meriton. Por të gjithë jemi futbolldashës dhe e dimë se Modriq është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai është një prej më të mirëve në botë aktualisht”.