Në varrezat e fshatit Surkish, sot i është dhënë lamtumira e fundit 30-vjeçarit, Arian Selmani.

Familjarë, miq, shokë e shumë tjerë kanë përcjellë sot me lot e dhimbje të madhe për në banesën e fundit Arian Selmanin, i cili humbi jetën tragjikisht nga të shtënat me armë, njofton Llapi.info

Teksa 30-vjeçari u përcoll për në banesën e fundit, ende nuk dihen motivet që çuan në vrasjen e tij dhe plagosjen e një tjetri pak metra larg shtëpisë së tyre.

Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë konfirmuar se janë në kërkim të dy personave të dyshuar për këtë ngjarje./Llapi.info

Live: Varrimi i të riut në Surkish

Publiée par Llapi.info sur Samedi 17 novembre 2018

Live: Varrimi i të riut në Surkish

Publiée par Llapi.info sur Samedi 17 novembre 2018