Lojtarët nga Liga Premier kanë filluar të revoltohen nëse kundër vendimit që të rikthehen të luajnë mbrapa dyerve të mbyllura.

Coronavirusi ka detyruar suspendimin e Ligës Premier deri më 3 prill, mirëpo ende nuk dihet nëse ajo do të rifillojë në atë datë.

Disa lojtarë e trajnerë tashmë janë infektuar me pandeminë botërore, derisa mendohet se ekziston mundësia që të rikthehen të luajnë pa tifozë.

Lojtarët kanë filluar të revoltohen rreth kësaj ideje, shkaku që ata nuk duan të rrezikojnë jetën e tyre për të luajtur futboll.

Liga Premier po tenton të mbyllë sezoni deri më 30 qershor, mirëpo mjekët anglezë kanë paralajmëruar për lëndime serioze nëse ndodhë ajo gjë.

Humbjet ekonomike te klubet tashmë kanë filluar të ndihen, derisa disa lojtarë që kanë pagë të lartë do të duhet të pajtohen me marrjen e gjysmës së shumës.