Një snxënës i shkollës fillore është therur me thikë dje në fshatin Llugë të Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës therja e cila ka ndodhur rreth orës 12:32 minuta, raportohet se është bërë për arsye të panjohura.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./Llapi.info