Dje në ora 17: 29 minuta një personi nga Podujeva në rrugën “Zahir Pajaziti” i është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe dy fishekë, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, personi në fjalë është shoqëruar në stacionin policor pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info