Me rezultat prej 2-1, Prishitna ka fituar kundër Llapit edhe pse ishte në disavantazh në pjesën e parë.

Gjysma e parë e takimit të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me epërsinë e skuadrës mysafire.

Golin e vetëm në fraksionin e parë të lojës e shënoi Behar Maliqi me kokë pas harkimit të Hamdi Namanit (10’).

Nuk munguan raste të tjera nga të dyja skuadrat, mirëpo pas 45 minutave të para nuk pati gola të tjerë.

Rezultati u barazua në pjesën e dytë me golin e Basit Khalid të realizuar me kokë pas një ore lojë.

Në minutën e 75-të, Bujar Idrizi u përjashtua me dy kartonë të verdhë duke e lënë Llapin me dhjetë lojtarë në minutat e mbetura.

Mario Morina u kujdes për përmbysjen e rezultatit (90’+1) dhe për fitoren e Prishtinës duke realizuar pas asistimit nga Armend Dallku.