Sot, klubi i Llapit ka njoftuar tifozët e tyre se klubi i janë bashkuar, Ahmed Januzi dhe Bujar Idrizi që ishin të lënduar.

Të dy futbollistët ishin prezent sot në seancën stërvitore të Llapit, ku edhe dukej se janë të gatshëm për lojë.

Gjithashtu, edhe Ahmet Haliti, u konstatua se nuk ka lëndim serioz dhe është i gatshëm për ndeshje.

Të tre futbollistët janë në gjendje të mirë dhe janë në mesin e futbollistëve të ftuar nga kryetrajneri, Tahir Batatina për ndeshjen ndaj Ballkanit.