Kampioni vjeshtor në Superligë, Llapi ka mbetur pa trajnerin Sunaj Keçi, i cili pas një viti i largohet nga klubi llapjan.

Në një intervistë për Kornerin, Keçi theksoi: “U ndamë mirë. Pas një viti saktësisht
që punova me Llapin erdhi fundi. Kam pasur raporte shumë të mira me futbollistë. I falënderoj të gjithë për bashkëpunimin”.

Ndërsa, pasardhësin që do t’i bashkëngjitet shtabit teknik të trajnerëve, do të prezantohet të premten .

Fotografia e K.F. Llapi