Klubi nga Podujeva , KF Llapi ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur klubi përmes një komunikate në të cilën thuhet se “pas marrëveshjes në mes drejtuesve dhe trajnerit, nga sot Bekim Shotani do ta udhëheqë skuadrën në vazhdën e kampionatit”

Sipas Llapit, “ai do ndihmohet nga stafi përcjellës me ndihmësit Fadil Ademi, Driton Rrahmani, Ardian Sallahu e Bekim Mulliqi”.

Shotani sot iu është bashkuar futbollistëve bardhe klatër nga Podujeva në stërvitjen e parë të cilët i dëshiruan mirëseardhje dhe suksese të përbashkëta në vazhdim./Llapi.info