Orari i kryendeshjës në “Vala Superligë”takon Llapin dhe Vëllaznimin që zhvillohet të shtunën nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”.

Kjo ndeshje i takon javës gjashtë , pas pesë javëve Llapi është në krye të tabelës me 11 pikë të grumbulluara.


Llapi dhe Vëllazinimi janë takuar dy herë dhe atë në kuadër të Ligës së Parë, pasi që në vitin e ardhshëm Vëllaznimi u inkuadrua në Superligë, për tu larguar vitin tjetër kur Llapi siguroi Superligën.

Mirëpo kushtet e për zhvillimin e ndeshjeve deri tani nuk kanë qenë të mira,sidomos te tifozëve që në mungesë të tribunave gjejnë vende të ndryshme për te ndjekur ndeshjën.
Javës së kaluar ku llapi fitoj në vend një foto u bë hit në rrjetet sociale me mbishkrimin “Zona Vip” ku shihen disa tifozë duke ndjekur ndeshjën në tarracë të një shtëpie.