Sot kanë përfunduar edhe ndeshjet e xhiros e nëntë në “Vala Superligë”.

Prishtina fitoj ndaj Vëllaznimit me rezultat minimal 1-0 me golin e shënuar nga Armend Dallku, në minutën e 90’.

Kurse Trepça 89 fitoj bindshëm ndaj Besës me rezultat 3-0, golat për vendësit i shënuan Otto John që shënoi dy herë ndërsa Florent Hasani, shënoi golin e qetësisë në minuten e 79′, me këtë fitore Mitrovicasit arrijnë në kuotën e 16 pikëve.

Kujtojmë se edhe përkundër humbjes se Llapit ndaj Dritës, që u zhvillua te martën, Llapi vazhdon të kryesojë si lidere në radhitjen tabelare në “Vala Superligë” me 17 pikë, një më shumë se përcjellësi i parë Trepça 89./Llapi.info