Llapi triumfon ndaj Drenicës

Me rezultat 2:1 në favor të ekipit llapjan ka përfunduar ndeshja në stadiumin në Merdar në mes KF. “Llapi” dhe KF. “Drenica”.

Këtë fitore të vlefshme ekipit llapjan i’a siguroi kapiteni i ekipit Benjamin Emini duke shënuar dy gola.Në pjesën e parë ekipi llapjan ishte në disavantazh deri në minutëne 45-të, kur Benjamin Emini barazoi rezultatin në 1:1.

Ndërsa golin e fitores Emini e shënoi në minutën e 55-të të ndeshjes.

Me këtë fitore KF. “Llapi” arrin kuotën 7 të pikëve, ndërsa KF. “Drenica” mbetet me 5 pikë./Llapi.info