Llapi ka prezantuar në radhët e veta edhe mbrojtësin Dion Miftari, i cili së fundi ishte pjesë e skuadrës sllovene Brezice, shkruan Llapi.info.

Prezantimi i Miftarit është bërë sot në ambientet e klubit nga trajneri i ekipit nga Podujeva, Tahir Batatina.

“Mbrojtësi i majtë i lindur në Londër më 09.08.2001, i gjatë 1.78 m, bashkohet edhe zyrtarisht me Llapin për garat evropiane dhe edicionin e ri. Ai së fundmi ishte pjesë e NK Brezice 1919 dhe vije si përforcim shtesë për të ardhmen e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjatë ditës së sotme, skuadra nga “Zahir Pajaziti” ka prezantuar edhe dy futbollistë, Adem Maliqin dhe Dardan Jasharin, që të dy janë rikthyer në Llap, për të nënshkruar kontratë njëvjeçare./Llapi.info