Llapi ka regjistruar edhe humbjen e dytë në këtë fillim kampionat, duke u mposhtur si mysafir i Trepçës ’89 me rezultat 1-0, raporton Llapi.info.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e balancuar nga të dyja skuadrat, por që vetëm Arb Manaj i mitrovicasve gjeti cakun e portës kur po zhvillohej minuta e 39′ e takimit.

Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi i Llapit, Ahmed Januzi pati një mundësi për t’i barazuar shifrat, por që topi kaloi shumë afër portës së vendasve.

Deri në fund të ndeshjes, djelmoshat e Tahir Batatinës provuan të barazojnë rezultatin, edhe pse me një lojtar më shumë në fushë, mirëpo epilogu i fundit mbeti 1-0 në të mirë të Trepçës ’89.

Pas javës së dytë, Llapi ka zero pikë, ndërkohë që Trepça ka tri pikë pas kësaj fitoreje./Llapi.info