Klubi futbollistik Llapi ka sqaruar rrethanat e shkarkimit të trajnerit, Bylbyl Sokoli, njofton Llapi.info.

KF Llapi, përmes një komunikate ka thënë se rezultatet e dobëta në xhirot e fundit si dhe mos harmonizimi i trajnerit me lojtarët kanë shtyrë klubin që të marr edhe vendimin për shkarkimin e trajnerit.

“KF Llapi nga mbledhja e mbajtur ka analizuar dhe shqyrtuar me vëmendje ecurinë e kampionatit për këto tetë xhiro dhe nga kjo kemi ardhur në përfundim se shkarkimi i Kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli ishte i paevitueshëm.
Arsyejet kryesore të shkarkimit të tij ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit që dolën të jenë mungesa e rezultateve të deritanishme”, ka shkruar klubi nga Podujeva.

Bardh e kaltrit kanë shprehur falënderimin e tyre ndaj Bylbyl Sokoli, për siç kanë thënë, “ për kohën e kaluar në KF Llapi, ndërsa Drejtori Sportiv, Tahir Batatina është në bisedime me tre trajnerë për të ardhur në stolin e Llapit”

Lajmin për shkarkimin nga posti i trajnerit, Sokoli ka thënë se nuk e ka dhënë kryesia e klubit nga Podujeva, por futbollistët dhe stafi i tij./Llapi.info