Llapi ka arritur të shënojë fitore 2-1 si nikoqir i Ferizajt, raporton Llapi.info.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen teksa kaluan në avantazh kur po zhvillohej minuta e shtatë e ndeshjes, nëpërmjet Ersil Ymerit.

Epërsinë në 2-0 e ngriti Valmir Veliu në minutën e 29’, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë në “Zahir Pajaziti” të Podujevës. Mysafirët ngushtuan epërsinë në 2-1 në minutën e 69’, njëherësh ky rezultat ishte edhe epilogu i fundit i kësaj ndeshjeje.

Me këtë fitore, Llapi i Tahir Batatinës siguron pjesëmarrjen edhe për një edicion në Superligën e Kosovës, duke grumbulluar 45 pikë dhe aktualisht pozicionohet në pozitën e pestë, kurse Ferizaj ka 29 sosh në vendin e dhjetë.

Në ndeshjen e fundit të këtij kampionati, Llapi do ketë punë me Vushtrrinë, ndërkohë që Ferizaj pret Feronikelin./Llapi.info