Ndeshja mes Llapit dhe Besës ka përfunduar me rezultat 3 me 2 në favor të llapjanëve, njofton Llapi.info.

Golat për llapjanët i shënuan Florim Berbatovci në minutën e 48-të, Bujar Idrizi në minutën e 57-të dhe Edon Zeqiri në minutën e 85-të. Ndërsa për ekipin e Besës shënuan Qemail Elshani në minutën e 2-të ndërsa goli i dytë për Besën u arrit nga një autogol nga ana e llapjanëve në minutën e 5-të të ndeshjes.

Kjo ndeshje është luajtur në Merdarë dhe zhvilluar në kuadër të Vala Superligës së Kosovës./Llapi.info