Llapi nuk ka arritur më shumë se një barazim në kuadër të xhiros së gjashtë në udhëtim te Besa e Pjeës, raporton Llapi.info.

Ndeshja në “Tahir Vokshi” në Brestovik u mbyll me rezultat 2-2.

Skuadra nga Podujeva e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke ndërtuar aksione dhe shumë shpejt arriti ta zhbllokonte rezultatin.

Zhvillohej minuta e 20-të e takimit, kur Engjëll Hoti shënoi për t’ua dhënë epërsinë vizitorëve. 10 minuta më vonë, Arbnor Ramadani ngriti shifrat në 0-2, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, nikoqirët ia dolën ta ngushtonin rezultatin në fraksionin e dytë.

Porsa hyri në lojë, Festim Haxhiu realizoi gol me kokë për t’i kthyer vendasit në lojë. Në minutat shtesë (90’+7), nikoqirët shënuan sërish për ta barazuar rezultatin.

Barazimi i lë këto dy skuadra në pozitat e njëjta, Besa e parafundit (me katër pikë) dhe Llapi në vend të fundit (me dy pikë)./Llapi.info