Llapi ka reaguar kundër gjyqtarit Gramos Shala, i cili drejtoi dje takimin ndaj Prishtinës.

Përmes një video të publikuar në llogarinë zyrtare, ekipi nga “Zahir Pajaziti” ka reaguar në lidhje me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Shala, njofton Llapi.info.

Më poshtë keni të transmetuar kumtesën dhe materialin e publikuar nga KF Llapi:

“Po ju sjellim videot në të cilat janë të pasqyruara të gjitha dëmtimet nga akteri kryesor i ndeshjes së sotme Gramos Shala i cili me referimet e tij skandaloze ka ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes së sotme ndaj Prishtinës, si dhe në dy ndeshjet e mëparshme kampionale ndaj Trepçës ’89 dhe poashtu prapë ndaj Prishtinës.

Gramos Shalës nuk intereson asgjë, përveç interesit personal atij si intereson as për donatorët, as për shikuesit e as për Federatën e Futbollit të Kosovës që mund ti qes hije të keqe me këtë lloj referimi skandaloz ndaj nesh.

Rasti i parë:
FAULLI I PAQENË: Çerekfinalja e Kupës ndaj Prishtinës: Sot Gramos Shala e nisi referimin skandaloz duke akorduar faull të paqenë ndaj Bozovic e ku pastaj nga ai faul edhe u barazua rezultati. Në këto pamje shihet që lojtari ynë Edon Zeqiri nuk e prek lojtarin e Prishtinës e më pas Gramos Shala pasi e sheh se largohet topi nga ana jonë akordon menjëherë faullin.

Rasti i dytë:
PENALLTIA E PAAKORDUAR: Çerekfinalja e Kupës ndaj Prishtinës: Rasti i dytë i ndeshjes së sotme ku Llapi dëmtohet është penalltia e paakorduar nga Gramos Shala ku shihet se lojtari i Prishtinës Lorik Maxhuni në zonën e penalltisë i hynë direkt në këmbë futbollistit tonë Leart Emini. Prapë Gramos Shala nuk dëgjon, nuk jep shenjë për penallti.

Rasti i tretë:
FAULLI I LEHTË I AKORDUAR: Java e 19-të e Vala Superligës ndaj Prishtinës. Edhe këtu Gramos Shala dëmton Llapin. Këtu akordon një faull të cilin në këto pamje shihet si i lehtë dhe ka mundur të lejoj përparësi. Ai menjëherë sinjalizon faull e ku më pas ne pësojmë gol

Rasti i katërt:
PENALLTIA E PAAKORDUAR: Java e 18-të e Vala Superligës ndaj Trepçës ’89. Këtu e nisi! Gramos Shala në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor ndaj Trepçës ’89 e nisi dëmtimin ndaj Llapit. Ai nuk akordoi penallti të pastër si loti ku futbollisti i Trepçës ’89, Lapidar Lladrovci i shkon direkt në këmbë Mirlind Dakut, Daku rrëzohet, e Gramosi e injoron atë duke i thënë ngrihu.

Këto ja pasqyruam Gramosit për tmerrin që e ka bërë ndaj nesh! Është për të ardhur keq se si ky gjyqtar i referon Llapit në ndeshjet vendimtare, e më pas e realizon planin e tij duke mos e lejuar Llapin të fitoj apo të kaloj tutje!!!
Njëherit kërkojmë të merren masa dhe të reagohet urgjent për të marrur dënimin e merituar ky dhe të tjerët që bëjnë kësi veprimesh të cilat janë tendecioze të para porositura ku i dhanë kahjen rezultatit ashtu siç e kanë përgaditur regjinë individët dhe grupet e caktuara.
Me këso referime skandaloze nuk muntd tu sigurojmë siguri fizike referëve të tillë pasi që publika revoltohet tej mase dhe del prej kontrolle ku dihet se shikueshmëria e skuadrës tonë është shumë e madhe”.

SKANDALOZE: Referimi i Gramos Shalës dhe ndikimi i tij direkt në rezultatet tona

Komunikatë zyrtareSKANDALOZE: Referimi i Gramos Shalës dhe ndikimi i tij direkt në rezultatet tonaPodujevë, 7 mars, 2018 – Po ju sjellim videot në të cilat janë të pasqyruara të gjitha dëmtimet nga akteri kryesor i ndeshjes së sotme Gramos Shala i cili me referimet e tij skandaloze ka ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes së sotme ndaj Prishtinës, si dhe në dy ndeshjet e mëparshme kampionale ndaj Trepçës '89 dhe poashtu prapë ndaj Prishtinës.Gramos Shalës nuk intereson asgjë, përveç interesit personal atij si intereson as për donatorët, as për shikuesit e as për Federatën e Futbollit të Kosovës që mund ti qes hije të keqe me këtë lloj referimi skandaloz ndaj nesh.Rasti i parë:FAULLI I PAQENË: Çerekfinalja e Kupës ndaj Prishtinës: Sot Gramos Shala e nisi referimin skandaloz duke akorduar faull të paqenë ndaj Bozovic e ku pastaj nga ai faul edhe u barazua rezultati. Në këto pamje shihet që lojtari ynë Edon Zeqiri nuk e prek lojtarin e Prishtinës e më pas Gramos Shala pasi e sheh se largohet topi nga ana jonë akordon menjëherë faullin.Rasti i dytë:PENALLTIA E PAAKORDUAR: Çerekfinalja e Kupës ndaj Prishtinës: Rasti i dytë i ndeshjes së sotme ku Llapi dëmtohet është penalltia e paakorduar nga Gramos Shala ku shihet se lojtari i Prishtinës Lorik Maxhuni në zonën e penalltisë i hynë direkt në këmbë futbollistit tonë Leart Emini. Prapë Gramos Shala nuk dëgjon, nuk jep shenjë për penallti.Rasti i tretë:FAULLI I LEHTË I AKORDUAR: Java e 19-të e Vala Superligës ndaj Prishtinës. Edhe këtu Gramos Shala dëmton Llapin. Këtu akordon një faull të cilin në këto pamje shihet si i lehtë dhe ka mundur të lejoj përparësi. Ai menjëherë sinjalizon faull e ku më pas ne pësojmë golRasti i katërt:PENALLTIA E PAAKORDUAR: Java e 18-të e Vala Superligës ndaj Trepçës '89. Këtu e nisi! Gramos Shala në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor ndaj Trepçës '89 e nisi dëmtimin ndaj Llapit. Ai nuk akordoi penallti të pastër si loti ku futbollisti i Trepçës '89, Lapidar Lladrovci i shkon direkt në këmbë Mirlind Dakut, Daku rrëzohet, e Gramosi e injoron atë duke i thënë ngrihu.Këto ja pasqyruam Gramosit për tmerrin që e ka bërë ndaj nesh! Është për të ardhur keq se si ky gjyqtar i referon Llapit në ndeshjet vendimtare, e më pas e realizon planin e tij duke mos e lejuar Llapin të fitoj apo të kaloj tutje!!!Njëherit kërkojmë të merren masa dhe të reagohet urgjent për të marrur dënimin e merituar ky dhe të tjerët që bëjnë kësi veprimesh të cilat janë tendecioze të para porositura ku i dhanë kahjen rezultatit ashtu siç e kanë përgaditur regjinë individët dhe grupet e caktuara.Me këso referime skandaloze nuk mund tu sigurojmë siguri fizike referëve të tillë pasi që publika revoltohet tej mase dhe del prej kontrolle ku dihet se shikueshmëria e skuadrës tonë është shumë e madhe!

Publiée par K.F. Llapi sur mercredi 7 mars 2018