Steven Hoffman ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Llapin duke nënshkruar kontratë sezonale.

Hoffman është nga Afrika e Jugut, i lindur më 31.01.1994, i gjatë 1.96 m. Ka qenë pjesë e Reprezentacionit të Afrikës së Jugut për grupmoshën U23. Karrierë ka bërë edhe tek skuadrat e njohura të vendit të tij të lindjes: Bidvest Wits FC, Vasco Da Gama si dhe Cape Umoya United FC.

Steven Hoffman ka zgjedhur numrin 36 në fanellë dhe është i gatshëm të paraqitet që nga ndeshja e nesërme ndaj Besës!

Portieri 26 vjeçar tek skuadra llapjane ka qenë tash e një muaj në prova, por duket se trajneri, Batatina është shprehur i kënaqur me cilësitë e tij.