Ekipet e Superligës së Kosovës po vazhdojnë me testime të futbollistëve dhe stafit për koronavirus, raporton Llapi.info.

Klubi i radhës i cili ka përfunduar testet për COVID-19 është ekipi nga Podujeva, KF Llapi. Sipas njoftimit, të gjithë futbollistët, stafi teknik dhe administrata e klubit kanë rezultuar negativë.

“Futbollistët, stafi teknik dhe administrata e KF Llapit gjatë ditës së martë kanë përfunduar testimet për COVID-19. Rezultatet e pranuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë rezultojnë të jenë NEGATIVE për të gjithë̈ të testuarit, kështu që asnjë pjesëtar i klubit nuk rezulton i prekur me këtë virus”, thuhet në njoftimin e Llapit.

KF Llapi është duke vazhduar me ecurinë̈ e përgatitjeve para rifillimit të edicionit, teksa ka bërë thirrje për zbatimin e rregullave të IKSHPK-së./Llapi.info