Llapi ka shënuar fitore të thellë 4-1 si vendase ndaj Vllaznisë së Pozheranit në stadiumin “Zahir Pajaziti”, njofton Llapi.info

Fillimi i ndeshjës nuk ishte i mirë për llapjanët pasi u gjetën në disavantazh në minutën e 12′ kur Vllaznia  realizoi përmes Alidemajt.

Në pjesën e dytë ishte Llapi që u kundërpërgjigjën duke shënuar 4 herë në porten kundërshtare, përmes Mentor Zhdrellës, që shënoi dy gola në minutat 72 dhe 81, si dhe Mirlind Daku e Edon Zeqirit që vulosen fitorën e Llapit.

Me këtë fitore Llapi vazhdon të kryesojë në tabelë si lider i Superligës me 26 pikë të tubuara./Llapi.info