Festimi i 28 Nëntorit ka filluar në të gjitha trevat shqiptare, duke shënuar 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan Llapi.info

Për Ditën e Flamurit, Llapi është stolisur me flamujt kuqezi thuajse në çdo rrugë.

As temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë në vend nuk i ndalen qytetarët që të frekuentojnë qytetin. Madje, disa qytetarë së bashku në “kerr me kali”, kanë valëvitur flamurin kombëtar nëpër rrugët e qendrës.

Ndërkohë, në orët e hershme të mëngjesit, Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, ka vendosur flamurin gjigand tek rrethi në qytet.

Image may contain: sky and outdoor

Lëvizja Vetëvendosje vendos flamurin kombëtarë te rrethi i qytetit

Publiée par Llapi.info sur Mardi 27 novembre 2018

Në këtë ditë, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka dorëzuar çelësat e shtëpive për 20 familje në Lagjen e Dëshmorëve në fshatin Balloc. Veliu me këtë rast ka theksuar se do të angazhohet derisa të largohet edhe familja e fundit nga baraka.

Image may contain: 6 people, people smiling, outdoor

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing and outdoorKujtojmë, për nderë të 28 Nëntorit nga Komuna e Podujevës janë organizuar aktivitete të ndryshme sportive e kulturore./Llapi.info