Llapi dhe Drenica do të ndeshën sot në xhiron e pestë të Superligës së Kosovës në futboll, njofton Llapi.info.

Ndeshja nis me fillim nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit të Podujevës, “Zahir Pajaziti”.

Në këtë duel, Llapi kërkon fitoren e parë në këtë edicion të ri të Superligës, ndërkohë  me të njëjtin synim vijnë në Llap edhe drenicasit.

Ekipi i Tahir Batatinës në këtë ndeshje hyn pas barazimit pa gola me Prishtinën, kurse Drenica u deklasua nga Ballkani i Munishit.

Pas katër xhirosh, Llapi e gjen vetën në pozitën e fundit me vetëm një pikë, e në anën tjetër “Kuq e Zinjtë” kanë pesë sosh në pozitën e shtatë.

Visar Kastrati, i asistuar nga Fatmir Abrashi dhe Visar Kelmendi, do të ndajnë drejtësinë në këtë përballje./Llapi.info