Llapi është mposhtur në shtëpi nga Drita me rezultat 0-4, raporton Llapi.info.

Derbi i xhiros së 28-të u zhbllokua qysh në minutën e 8’, pasi Ersil i Ymeri i Llapit shënoi në portën e gabuar, kështu për t’i dhënë epërsinë e parë ekipit nga Gjilani.

Gjashtë minuta më vonë, Kastriot Rexha i Dritës shënoi për 0-2, kur po zhvillohej minuta e 14’ e këtij dueli. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë në “Zahir Pajaziti”.

Drita shënoi edhe golin e tretë në minutën e 80’ me anë të Erion Vucajt. Ndërkaq, serinë e golave për 0-4 e përmbylli Izair Emini.

Pas kësaj humbjeje, Llapi vazhdon t’i ketë 39 pikë në pozitën e gjashtë, kurse Drita arkëton 61 pikë në pozitën e parë të tabelës.

Në xhiron e radhës, Llapi udhëton në Suharekë për t’u përballur me Ballkanin, ndërkohë që Drita pret Feronikelin./Llapi.info