Llapi është mposhtur nga Prishtina 2-0 në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Llapi.info.

Në pjesën e parë, kryeqytetasit shënuar dy herë. Fillimisht Besnik Krasniqi realizoi për 1-0 në minutën e 30’, ndërkohë që pesë minuta më vonë, Alban Shillova ngriti shifrat në 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Edhe pjesa e dytë solli raste të mira për të dyja skuadrat, mirëpo epilogu përfundimtare mbeti 2-0 në të mirë të kryeqytetasve.

Pas kësaj disfate, Llapi ka 26 pikë të tubuara në vendin e shtatë, derisa Prishtina 47 sosh dhe radhitet në pozitën e tretë.

Në xhiron e radhës, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Drenicën, kurse Prishtina do të ketë punë me Besën e Pejsës./Llapi.info