Llapi është mposhtur me rezultat 2-0 në udhëtim te Ferizaji, njofton Llapi.info.

Për Ferizajn kjo ishte fitorja e parë në edicionin pranveror pas barazimit me Feronikelin dhe humbjen nga Ballkani.

Dren Gashi ka qenë hero i vendasve me dy gola të shënuar në këtë takim.

Prishtinasi golin e parë e realizoi në minutën e tretë të ndeshjes, ndërsa për të dytin u përkujdes 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Kjo fitore ia shton shpresat Ferizajt për mbetje në elitë, pasi tani kanë grumbulluar 22 pikë dhe janë në pozitën e 10-të.

Në anën tjetër Llapi mbetet në vendin e gjashtë në tabelë me 28 pikë, por që i duhet punë për t’i ikur rënies.

Në javën e 21-të, Ferizaj do të luaj në udhëtim te Prishtina, ndërkohë Llapi udhëton në Mitrovicë për tu përballur me Trepçën ’89./Llapi.info