Llapi ka arritur të mposht me rezultat 3:1 Flamurtarin sot në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti” njofton Llapi.info

Të tre golat Llapi i realizoi brenda pjesës së parë.

Në minutën e 21-të Llapi arriti të shënojë me anë të sulmuesit Mirlind Daku që shënoi pas një aksioni të mirë.

Sulmuesi i Llapit nuk u ndal me kaq pasi që shtatë minuta më vonë dyfishoi epërsinë.

Kurse, krejt në fund të pjesës së parë, Mentor Zhdrella shënon edhe golin e tretë për Llapin në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë, solli vetëm një gol edhe atë për ekipin e Flamurtarin në minutën e 78-të, ku Samir Sahiti realizoi nga penalltia.

Me këtë fitore, Llapi tani radhitet në pozitën e tretë me 51 pikë të tubuara./Llapi.info