Llapi ka barazuar në shtëpi ndaj Feronikelit me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së fundit në Superligë, raporton Llapi.info.

Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Kastriot Selmani në minutën e 63’. Mysafirët nga Drenasi barazuan 1-1 me anë të Dabiqit, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja në “Zahir Pajaziti”.

Me këtë barazim, Llapi mbyll kampionatin në vendin e pestë me 43 pikë të tubuara, ndërkohë që Feronikeli ka 42 sosh në vendin e shtatë./Llapi.info