Llapi ende nuk e ka shijuar fitoren në sezonin e ri të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Tahir Batatinës ka marrë dy barazime në dy xhirot e para, derisa sot pret Feronikelin me fillim nga ora 16:00.

Llapjanët duan fitoren e parë, por nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë Feronikelit që ende nuk ka marrë pikë.

Skuadra nga Drenasi pësoi dy humbje në dy xhirot e para dhe ka udhëtuar drejt Merdares për t’i fituar pikët e para këtë edicion.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Emini, Prençi, Peposhi, Ramadani, Selmani, Maliqi, Shillova, Shabani, Da Silva Neto, Fazliu.

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Shala, Shabani, Kiqina, Morina, Bejta, Ahmeti, Maliqi, Gashi, Qorri.