Llapi ka triumfuar sot si  mysafir i Lirisë  në Prizren me rezultat 1 me 2, njofton Llapi.info

Mirlind Daku dhe Mentor Zhdrella shënuan për llapjanët, teksa Mevlan Zeka realizoi golin e vetëm për Lirinë. Në fund, Llapi mbeti me dy lojtarë më pak në fushë pasi Benjamin Emini dhe Egzon Shabani u ndëshkuamn me kartonë të kuq.

Llapi pas kësaj fitore ngjitet në pozitën e tretë në tabelë me 45 pikë të tubuara, ndërsa Liria zë një vend më poshtë me dy pikë më pak se llapjanët.

Ndërkohë, Llapi ndeshjen e ardhshme do të ketë punë të vështirë pasi pret liderin aktual Dritën./Llapi.info