Llapi ka shënuar fitore të vështirë ndaj Drenicës në udhëtim me rezultat minimal 2-0.

Klubi llapjan e gjeti shpejt golin me anë të Bujar Idrizit pas 13 minutash lojë.Ai shënoi një gol të bukur nga ndërprerja duke i dhënë skuadrës së tij epërsi të vlefshme.

Armend Abazi për pak sa nuk gjeti barazimin në fund të pjesës së parë, por transverzalja e mohoi.

Në pjesën e dytë Drenica intensifikoi sulmet, por Kreshnik Uka nuk arriti të mposhtë Afrim Ademi që ndali gjuajtjen e tij.

Deri në fund pati raste të vazhdueshme Drenica që nuk arriti t’i konkretizonte, madje Llapi gjeti golin e dytë në minutat e fundit për 2-0.

Me këtë fitore Llapi mban hapin në luftën për titull me tri pikë më pak se lideri Feronikeli dhe një më pak se Prishtina.